Rusia ka financuar me 300 milionë dollarë partitë europiane

Publikuar më: 14/9/2022, ora 08:09
170504 department state getty 1160 1280x694

Rusia ka financuar me 300 milionë dollarë partitë europiane

Publikuar më: 14/9/2022, ora 08:09

Një lajm që mund të tronditë politikën e vendeve të Bashkimit Europian, por jo vetëm. Një funksionar i lartë i administratës amerikane, ka treguar rezultatet e hetimit të National Intelligence, shërbimeve sekrete amerikane, mbi financimet e Moskës ndaj partive të disa vendeve europiane. Rezultati është shqetësues, dhe mund të jetë përfshirë edhe vetë Shqipëria.

Sipas burimeve, janë më shumë se 300 milionë dollarë që janë paguar nga Kremlini partive të më shumë se 20 vendeve, që në këmbim duhet të përçonin në opinion publik përkatës një imazh pozitiv të Rusisë dhe regjimit të Vladimir Putin, duke ashpërsuar ndërkohë retorikën kundër BE-së.  

Sipas burimeve të Zërit të Amerikës, Shqipëria është një nga vendet e përfshira. “Në Shqipëri, Rusia i dha rreth gjysmë milioni dollarë Partisë Demokratike në 2017 përmes kompanive fantazëm”, deklaron një burim i informuar mbi raportin për VOA.  

Pagesat sipas burimeve amerikane kanë filluar në 2014, pas pushtimit të Krimesë, duke përfshirë parti të ekstremit të majtë dhe të djathtë.  Në mënyrë indirekte, lajmi është pohuar edhe nga sekretari i shtetit Antony Blinken, i cili i ka shpërndarë ambasadave të shumta amerikane në Europë një kabllogram të rezervuar ku detajohen pyetjet që diplomatet amerikane duhet t’i bëjnë qeverive të vendeve ku ndodhen mbi këtë çështje delikate.

Sipas burimeve, Departamenti i Shtetit ka informuar qeveritë e përfshira mbi detajet e financimeve. Lajmi ka marr jehonë të madhe. Një nga reagimet më të mëdha vjen nga Italia, që ndodhet në pragun e zgjedhjeve parlamentare, ku sulmohet në veçanti Lega e Matteo Salvinit, që prej kohësh ka deklaruar afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin.