Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Sulmet kibernetike në Shqipëri, SHBA sanksionon të tjerë iranianë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2022, 18:50 | Aktualitet
Sulmet kibernetike në Shqipëri, SHBA sanksionon të tjerë

Departamenti amerikan i Thesarit ka bërë të ditur këtë të mërkurë se ka zgjeruar numrin e iranianëve të sanksionuar pas sulmeve të fundit në Shqipëri.

Në njoftimin e Departamentit të Thesarit theksohet se individët e sanksionuar kanë lidhje me Gardën Revolucionare të Iranit.

Pjesë e sanksioneve të fundit janë bërë 10 iranianë, pjesë e dy grupeve, për rolet e tyre në sulmet e fundit kibernetike.

“Kriminelët kibernetikë, pavarësisht nga origjina e tyre, kanë shënjestruar biznese dhe infrastruktura kibernetike, duke kërcënuar drejtpërdrejtë sigurinë fizike dhe ekonomikë e të SHBA-vë dhe të shteteve të tjera. Ne do të vazhdojmë të marrim vendime të tjera të koordinuara me partnerët tanë në të gjithë botën për të luftuar kërcënimet kibernetike”, u shpreh nënsekretari i Thesarit për Terrorizmi dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson.

Sanksionet e fundit, sipas Departamentit të Thesarit, tregojnë përkushtimin e qeverisë amerikane për të goditur infrastrukturën dhe aktorët e sulmeve kibernetike.

https://a2news.com/2022/09/12/dash-denon-sulmin-kibernetik-te-iranit-ndaj-shqiperise-do-tu-mbeshtesim-per-te-forcuar-mbrojtjen-kibernetike/
https://a2news.com/2022/09/12/sulmi-kibernetik-vetem-nga-irani-ekspertet-sugjerojne-kujdes-tek-tatimet-doganat-dhe-energjia/
https://a2news.com/2022/09/09/sulmi-kibernetik-kunder-shqiperise-shba-sanksionon-iranin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë