Transportoi klandestinët pakistanezë në kufirin e Muriqanit, arrestohet 39-vjeçari

Publikuar më: 14/9/2022, ora 13:58
IMG 7535 scaled 1 1080x720

Transportoi klandestinët pakistanezë në kufirin e Muriqanit, arrestohet 39-vjeçari

Publikuar më: 14/9/2022, ora 13:58

Një tjetër rast i trafikimit të klandestinëve në Shqipëri është zbuluar sot nga forcat e rendit, finalizuar në arrestin e një 39-vjeçari banues në Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasin I.S. banues në fshatin “Sektor Rinia”, i cili u ndalua në mjetin e tij tip “Toyota” në aksin Shkodër-Muriqan, sepse dyshohet se ka ndihmuar 10 klandestinë pakistanezë  për të kaluar kufirin me Malin e Zi,  ndërkohë që më pas objektivi i tyre ishte kalimi në një nga kufijtë e Bashkimit Europian, me shumë mundësi ai i Kroacisë, ose Hungarisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.