Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

1300 vite hapur, ju prezantojmë hotelin më të vjetër në botë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 12:08 | Lifestyle

Ka hotele të reja, hotele sezonale, hotele familjare apo zinxhirë të mëdhenj hotelesh në të gjithë botën. Por, kemi edhe Nishiyama Onsen Keiunkan, i cili në Librin e Rekordeve Guinness është i regjistruar si hoteli më i vjetër në botë, me 1315 vite në shërbim të klientëve.

Ky hotel ndodhet në rajonin malor të Akaishit, në Japoni, dy orë nga Mali Fuji. Përveçse është hoteli më i vjetër, interesant është fakti që drejtohet nga e njëjta familje për 52 breza. Diçka vërtet unike në botën e biznesit.

Sipas ekspertëve të biznesit nga Universiteti i Kiotos, përkushtimi, respekti për traditën dhe përkujdesja për kalimin e trashëgimisë nga paraardhësit te brezat e ardhshëm, ndihmojnë për të kuptuar fenomenin “shinise”, të ashtuquajturat “institucione tradicionale” në Japoni.

Hoteli ka 37 dhoma dhe atraksioni kryesor i tij janë llixhat, të njohura si “onsen” në Japoni. Hoteli u rinovua në vitin 1997, për të ofruar më shumë rehati për mysafirët, por ruajti arkitekturën e saj të lashtë, duke ofruar një përvojë unike dhe tipike japoneze.

Vendndodhja e hotelit, i rrethuar nga male, ofron relaks absolut dhe një eksperiencë të veçantë. Është pikërisht lumi Haya, i cili i jep emrin qytetit, ai që rrjedh në qendër të qytetit dhe rrethon hotelin.

Ndërtesa 4-katëshe kombinon struktura moderne prej çeliku me ato tipike prej druri, për të ruajtur atmosferën e mikpritjes së qetë, aq të vlerësuar nga klientët dhe që e ka lejuar hotelin të qëndrojë hapur kaq gjatë.

Çmimi i një nate në njërën prej dhomave të tij është rreth 400 euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani