Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksident i rëndë në Vlorë, 5 të plagosur, mes tyre 2 fëmijë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 17:58 | Kronikë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Nartë të Vlorës. Mësohet se një makinë Benz është përplasur me një shtyllë, duke lënë 6 të plagosur, mes të cilëve edhe dy fëmijë.

"Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani