Aksidentohet me makinë presidenti Zelensky

Publikuar më: 15/9/2022, ora 07:20
MB ZELENSKI AVANCIMI frame 0 1280x720 1 1280x720

Aksidentohet me makinë presidenti Zelensky

Publikuar më: 15/9/2022, ora 07:20

Makina në të cilën udhëtonte Volodymyr Zelensky u përfshi në një aksident trafiku në Kiev, por presidenti ukrainas nuk u lëndua rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial, Serhii Nykyforov.

Nykyforov shpjegoi se makina e presidentit Zelensky, u përplas me një automjet privat, por nuk specifikoi se kur ndodhi aksidenti.

“Presidenti është vizituar nga një mjek, nuk raportohet për lëndime të rënda”, tha zëdhënësi, duke shtuar se “rrethanat e ngjarjes do të konstatohen nga policia”. “Mjekët që shoqëronin kreun e shtetit e shpëtuan shoferin e makinës private dhe e futën në ambulancë”, tha Nykyforov.

Pak minuta pasi zëdhënësi i Zelensky bëri deklaratën, zyra e presidentit ukrainas publikoi një video të fjalimit të mbrëmjes që lideri mban çdo ditë.