Bisha e re Mustang shpërfill motorët elektrikë: Era e benzinës emocionon klientët tanë

Publikuar më: 15/9/2022, ora 14:27

Bisha e re Mustang shpërfill motorët elektrikë: Era e benzinës emocionon klientët tanë

Publikuar më: 15/9/2022, ora 14:27

Kompania e prodhimit të makinave, Ford, prezantoi modelin më të ri Mustang, duke shpërfillur trendin e motorëve elektrikë. Makina e re, ka një motor me benzinë me 8 pistona, që sipas Ford, është ajo që rehaton klientët e saj.

Makina është projektuar për të përmbushur dëshirat e të pasionuarve pas mjeteve të fuqishme, bishave të rrugës, që jo vetëm bëjnë zhurmë, por edhe kanë erën karakteristike të benzinës.

Mustang Stampede, modeli i radhës i një ikone amerikane, u prezantua në panairin e makinave në Detroit, ku nuk mund të mungonte edhe Presidenti Joe Biden. Modeli i ri sjell një makinë me dizajn të ndryshuar për herë të parë pas 10 vitesh.

Menaxheri i përgjithshëm i Ford për makinat sportive, Jeff Marentic, tha se klientëve do t’u ofrohej mundësia për të marrë të njëjtin model me motor elektrik. “Do të kemi investuar 50 miliardë dollarë në makinat elektrike që do të prodhojmë deri në vitin 2026”, tha ai. “Për entuziastët e Mustangut të vërtetë, kjo makinë nxjerr në pah emocione, dhe pjesë e tyre janë edhe era e benzinës dhe zhurma e motorit tradicional me 8 pistona”.

Nga brenda, Mustang Stampede duket si një avion luftarak, jo vetëm për stilin e ndenjëseve apo timonit, por edhe për kroskotin elektronik dhe modern, ku gjithçka zgjidhet me shtypjen e një butoni.