Boshatisën shtëpitë e Calhanoglu dhe Sensit, kapen autorët

Publikuar më: 15/9/2022, ora 19:13
114944968 5e5e6785 22d6 4c22 b33f 7f5739b0cf41

Boshatisën shtëpitë e Calhanoglu dhe Sensit, kapen autorët

Publikuar më: 15/9/2022, ora 19:13

Policia italiane ka vënë në pranga dy persona të cilët dyshohet se janë autorët e grabitjeve të shtëpive të futbollistëve të njohur Hakan Çalhanoglu dhe Stefano Sensi.

Të arrestuarit janë me kombësi kroate, të cilët dyshohet se janë po ashtu autorët e grabitjes së banesën e influencueses Chiara Biasi. Vjedhjet dyshohet se kanë ndodhur midis tetorit 2021 dhe shkurtit 2022 dhe dëmi i shkaktuar vlerësohet të jetë 500 mijë euro.

Dy burrat u arrestuan nga policia e Milanos ndërsa po kalonin drejt Kroacisë. Ata u identifikuan nga një gjurmë gjaku e lënë në shtëpinë e njërës prej shënjestrave nga njëri prej dy burrave, i cili kishte precedentë penalë dhe për këtë arsye ishte futur në bazën e të dhënave të policisë.

Sipas hetimeve, dy të arrestuarit kontrollonin rrjetet sociale të njerëzve të famshëm për të monitoruar lëvizjet e tyre dhe më pas hynin në banesa.