Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Conference League, Ballkani i Dajës luan për surprizën ndaj Slavia Praga

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 12:22 | Futboll
Conference League, Ballkani i Dajës luan për surprizën ndaj

Ballkani zbret, këtë të enjte, në fushë përballë Slavia Praga, me besimin e plotë për t’i marrë pikë në tokën çeke. Kampionët e Kosovës, të drejtuar nga trajneri Ilir Daja, dhuruan një paraqitje fantastike në ndeshjen e parë duke qenë shumë pranë fitores, por një gol në minutën e fundit i mohoi festën dardanëve përballë Cluj.

Megjithatë, siç theksoi dhe tekniku Daja në prag të sfidës, kjo ndeshje do të jetë një tjetër histori. “Ne bëhemi edhe më të mirë e më të fortë. Futbolli është sport situate. Slavia është favorite, por ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin, për të vijuar edhe këtë ecuri pozitive”, tha Daja. “E rëndësishme është të prezantojmë mirë, jo vetëm qytetin tonë, por edhe futbollin e Kosovës”.

Edhe pse përballë do të kenë skuadrën më të fortë në grup, synimi i tyre është i qartë: të japin maksimumin dhe të surprizojnë në arenën europiane. Dueli do të luhet, këtë të enjte, në orën 18:45.

A2 CNN Livestream

Dita jonë