Del në pension një nga personazhet më të famshëm të TikTok-ut

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:39

Del në pension një nga personazhet më të famshëm të TikTok-ut

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:39

Luva de Pedreiro, një nga personazhet e TikTok-ut më të famshëm në botë, ka vendosur që të tërhiqet nga rrjetet sociale, duke i dhënë fund karrierës së tij si “influencer”.

“Të gjithë kanë menduar se më kishin hakuar profilin, por jo. Të gjitha videot i kam fshirë vetë dhe kam vendosur që të ndalem. Do të jetoj një jetë normale, ishte një vendim i imi”, tha 20-vjeçari brazilian në një video të postuar në Instagram, aty ku numëron mbi 18 milionë ndjekës.

Luva shtoi se do të përfundojë të gjitha punët që ka nisur me biznese të ndryshme dhe pastaj do t’i kthehet normalitetit.

“Do të mbyll punët dhe do të ndalem. Nuk do të bëj më video pasi të përfundoj kontratat që kam firmosur”, theksoi Luva.

Mendohet se arsyeja e tërheqjes nga rrjetet sociale janë problemet shëndetësore që ka pasur braziliani dhe që lidhen me punën e tepërt dhe udhëtimet e shumta që i duhet të bëjë.

Luva de Pedreiro u bë i famshëm me videot e tij nëpër fusha me dhe apo baltë, ku tregonte aftësitë futbollistike. Më pas ai u bë mik me yje të futbollit botëror si Vinicius Jr.