Djali sekret i Charles dhe Camilla që dëshiron të ngjitet në fron

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 08:20 | Bota

Prej vitesh ai thotë se është djali jashtëmartesor i Charles dhe Camilla. Ky është Simon Charles Dorante-Day, dhe pretendon se është trashëgimtari i vërtetë i fronit

Djali i supozuar sekret i mbretit Charles III dhe Camilla, Simon Charles Dorante-Day, doli pas vdekjes së "gjyshes", Mbretëreshës Elizabeth, duke thënë se ishte trashëgimtari i ardhshëm i fronit.

Për vite me radhë, 56-vjeçari australian, ka deklaruar se Charles dhe Camilla janë prindërit e tij biologjikë.

Ditët e fundit në faqen e tij në Facebook është shfaqur një fotomontazh kurioz, në të cilin shfaqet një foto e tij krahas asaj të dy prindërve të dyshuar biologjikë për të nxjerrë në pah ngjashmëritë.

Dhe pikërisht në rrjetet sociale, Simon Charles Dorante-Day, mban zi për vdekjen e “gjyshes Lilibet”. “Jam në zi, por edhe keq sepse ka humbur një mundësi tjetër për ta zgjidhur çështjen në mënyrë paqësore, në mënyrën e duhur”.

Kush është në të vërtetë Simon Charles Dorante-Day

Inxhinieri me nëntë fëmijë, Simon Charles Dorante-Day lindi në Mbretërinë e Bashkuar, më saktë në Hampshire në vitin 1966, por disa muaj pas lindjes së tij, një familje angleze e adoptoi dhe më pas u shpërngul në Australi.

Sipas rindërtimit të fakteve, gjyshërit birësues Winifred dhe Ernest punonin si kuzhinier dhe kopshtar në Pallatin Buckingham.

Vajza e dy kolegëve dhe bashkëshorti i saj adoptuan Simon Charles, kur ai ishte vetëm 18-muajsh.

A mund të jetë ai vërtet djali i Charles dhe Camilla?

Simon Charles ka kërkuar nga Gjykata e Lartë e Sidneit që të kryejë një test të ADN-së që nga viti 2018, një mundësi që gjithmonë është mohuar.

Por a mund të ketë ndonjë të vërtetë në atë që ka thënë ai?

Sipas tij, nëna Camilla ishte zhdukur nga skena publike për një kohë. Për rreth nëntë muaj, e cila është koha që duhet për një shtatzëni.

Sipas Simonit, Charles dhe Camilla do ta kishin konceptuar atë kur ishin shumë të rinj; kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18, shumë përpara martesës së Charles me Dianën.

Pikërisht për këtë arsye dhe për të shmangur skandalin e një fëmije jashtë martese, mbretëresha Elizabeth do t'ia kishte besuar foshnjën një familjeje të besuar. Dhe, përsëri sipas Simon, ajo do të punonte gjithashtu për të siguruar që familja e re të jetonte pa probleme në Australi, sa më larg nga Londra.

Gjithçka potencialisht e mundshme, përveç faktit që Princi i ri Charles u takua zyrtarisht me Camilla vetëm në 1970.

Si do të ndryshonte linja e trashëgimisë?

Përtej skandalit të shekullit, nëse ndonjëherë del se Simon Charles është me të vërtetë djali i fshehtë i mbretit Charles dhe Camilla, atëherë e gjithë linja e trashëgimisë në fronin britanik, do të ndryshonte në mënyrë dramatike.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, ishte djali i saj i parë, Charles, i cili mori rolin e monarkut. Dhe kështu tani trashëgimtari i parë i fronit është djali i parë i Charles dhe Dianës, William.

Ai ndiqet nga fëmija i parë i William dhe Kate, George. Më pas ai vazhdon me motrën e tij Charlotte dhe vëllain e tij Louis, përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt në linjën e trashëgimisë së fronit britanik.

Nëse Simon Charles do të rezultonte vërtet i pari fëmijë i Charles, atëherë ai do të bëhej trashëgimtari i ardhshëm, duke dëbuar kështu Uilliamin. Dhe jo vetëm kaq, por pas tij, do të ishin të nëntë fëmijët e Simonit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi