Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Do të qëndronte vetëm tri ditë në Paris, takon dashurinë e jetës në metro

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 20:51 | Lifestyle

Një studente 25-vjeçare nga SHBA kishte planifikuar të qëndronte vetëm tri ditë në “qytetin e dritave”, por Parisi i dhuroi asaj dashurinë e jetës.

Andye ishte shumë pranë diplomimit kur vendosi që të bënte një udhëtim të gjatë një mujor në disa nga vendet më të bukura të botës, para se të mbyllte një cikël të rëndësishëm në jetën e saj.

E lindur në Haiti dhe e rritur në SHBA, Andye planifikoi që të vizitonte Italinë, Greqinë, Francën, Egjiptin dhe Indinë duke përjetuar një aventurë të paprovuar më parë.

Gjatë kthimit, Andye vendosi që të ndalonte të një mike në Paris, në shtëpinë e të cilës do të shkonte me metro.

Por gjërat ishin planifikuar ndryshe për studenten e re, pasi pikërisht në këtë metro jeta e saj ndryshoi përgjithnjë. Ajo takoi Steven, një student 26-vjeçar nga Afrika Qendrore, i cili studionte në Paris, me të cilin ra në dashuri me shikim të parë.

Të dy mbajtën për një kohë të gjatë marrëdhënie në distancë derisa vendosën që të martoheshin dhe të bëheshin bashkë përgjithnjë. Ata kanë rrëfyer për CNN Travel se takimi i tyre ishte diçka e pazakontë dhe e mrekullueshme, që i bëri të dashuroheshin që në momentin e parë që bashkuan shikimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë