Ilaçi “mrekullibërës” kundër rrudhave

Publikuar më: 15/9/2022, ora 11:44
daxxify

Ilaçi “mrekullibërës” kundër rrudhave

Publikuar më: 15/9/2022, ora 11:44

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e Shteteve të Bashkuara (FDA) ka autorizuar përdorimin e Daxxify, ilaçi “mrekulli” kundër rrudhave. Prodhuar nga Biotech Revance Therapeutics e Amerikës së Veriut, ilaçi është një bllokues neuromuskular i bazuar në toksinën botulinum, përgjegjës për ngrirjen e rrudhave.

Në këtë mënyrë, ai bëhet alternativa e botox-it tradicional.

Dr. Balaji Prasad, analist në Bankën e Investimeve Barclays dhe specialist në sektorin farmaceutik, tha se ilaçi ishte përparimi më domethënës në fushën e barnave me injeksion në fytyrë, me një vlerë prej 3 miliardë dollarësh, që nga botox-i që u miratua dekada më parë.

Nga ana e saj, FDA paralajmëroi se trajtimet e bazuara në toksina mund të shkaktojnë efekte të tjera anësore më serioze si dobësi e muskujve ose vështirësi në frymëmarrje. Megjithatë, kjo nuk ka ndodhur me Daxxify. Pas kryerjes së studimit, asnjë nga pacientët që morën pjesë në studim nuk përjetoi simptoma ose efekte anësore pas aplikimit të barit.