Mesfushori i Kombëtares transferohet te Panathinaikos

Publikuar më: 15/9/2022, ora 20:56
enis cokaj 1280x670

Mesfushori i Kombëtares transferohet te Panathinaikos

Publikuar më: 15/9/2022, ora 20:56

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Enis Cokaj, është transferuar në kampionatin grek të futbollit, me gjigantët e Panathinaikos nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Klubi kroat ka bërë të ditur me anë të një postimi se marrëveshja për transferimin e shqiptarit është arritur për një vlerë më të madhe se 1 milion euro.

Prej vitit, Cokaj ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa tashmë do ta vazhdojë karrierën e tij në Greqi.