Nënkryetarja e parlamentit serb kërkon arrestimin e Shaip Kamberit

Publikuar më: 15/9/2022, ora 21:51
sk

Nënkryetarja e parlamentit serb kërkon arrestimin e Shaip Kamberit

Publikuar më: 15/9/2022, ora 21:51

Deklarata e deputetit shqiptar Shaip Kamberi në parlamentin serb ka sjell reagime të ashpra në opinionin publik në Beograd.

Një prej tyre ishte dhe ai i nënkryetares Snezhana Paunoviç e cila kërkoi arrestimin e deputetit të vetëm shqiptar.

“Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, tha Paunoviç.

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia dhe kjo gjë duhet të pranohet sa më shpejt.