Prokurimi publik në fokus, Shqipëria nis procesin e shqyrtimit të legjislacionit me BE

Publikuar më: 15/9/2022, ora 19:22
mbulim be per fondet publike frame 0 1280x720

Prokurimi publik në fokus, Shqipëria nis procesin e shqyrtimit të legjislacionit me BE

Publikuar më: 15/9/2022, ora 19:22

Prokurimi Publik ishte në fokus të hapit të parë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Europian. Zyrtarët e Brukselit, në takimin për procesin e shqyrtimit të përputhjes së legjislacionit me BE-në, nënvizuan se “është thelbësore të sigurohet që paratë e taksapaguesve të përdoren në mënyrë transparente dhe efektive për të pasur shërbime publike më të mira për qytetarët dhe bizneset”.

Ekipet negociuese nga Komisioni Europian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në këtë proces shqyrtojnë ligjet dhe politikat e BE në grupin e parë të kapitujve për çështjet themelore.

Pas shqyrtimit, Komisioni Europian do të dalë me vlerësimet dhe rekomandimet e tij për legjislacionin dedikuar administratës, drejtësisë dhe prokurimit publik, në fund të nëntorit.

Skriningu i përgjithshëm pritet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe më pas do të caktohet konferenca e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të niset dhe me hapjen e kapitujve të negociatave.