Qyteti i një mijë vrasjeve

Publikuar më: 15/9/2022, ora 20:18

Qyteti i një mijë vrasjeve

Publikuar më: 15/9/2022, ora 20:18

Ukraina ka arritur të rimarrë nënkontroll sipërfaqe të mëdha në lindje të vendit, të cilat ishin nën pushtimin rus që prej 24 shkurtit, atëherë kur nisi ofensiva.

Ndërkohë, shumë flasin për vrasje masive, tortura, gjymtime e përdhunime nga ushtria ruse, në territoret e sapoçliruara.

“Daily Mail” shkruan se të paktën një mijë civilë janë vrarë vetëm në qytetin e Izyum, sipas zyrtarëve ukrainas, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur duke mbushur spitalet e mbetura pa furnizime, të cilat janë marrë nga rusët.

Ata që i kanë mbijetuar pushtimit në vende të tilla si Balakliya dhe Kupyansk, kanë rrëfyer për dhomat e torturës të ngritura në bodrume, përdhunime dhe gjymtime të kryera nga ushtria e Putinit.

“Pushtuesit, po ashtu si në vende të tjera, kanë kryer krime lufte dhe u munduan t’i fshihnin ato. Sipas informacioneve që ne kemi, të paktën një mijë civilë janë vrarë. Ndërkohë, me mijëra të tjerë kanë vuajtur me mungesën e shërbimit mjekësor”, tha Maksim Strelnikov, president i këshillit të qytetit të Izyum.