Raketat ruse godasin digën e madhe, përmbyten 112 shtëpi në Ukrainë

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:02
diga 1280x720

Raketat ruse godasin digën e madhe, përmbyten 112 shtëpi në Ukrainë

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:02

112 shtëpi janë përmbytur pasi raketat ruse goditën një digë të madhe rezervuari pranë qytetit jugor të Ukrainës, Kryvyi Rih.

Zyrtarët lokalë thanë se banorëve të 22 rrugëve në të dyja distriktet iu kërkua të evakuohen.

Sipas kreut të qytetit Oleksandr Vilkul, gjatë natës u kryen dy shpërthime për të rritur rrjedhën e ujit nga diga në lumin Inhulets dhe situata tani ishte “nën kontroll”.

Ukraina tha se sulmi ishte hakmarrje nga Rusia për kundërsulmin e saj të fundit.

Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi Rusinë si një “shtet terrorist” pas sulmit të së mërkurës në rezervuarin Karachunivske.

“Ju jeni të dobët që luftoni civilët”, tha Zelensky, i cili ka lindur në Kryvyi Rih, në fjalimin e tij vonë të natës të mërkurën. Të poshtër që, pasi janë arratisur nga fusha e betejës, po përpiqen të bëjnë dëm nga diku larg”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, Zelensky tha se rezervuari “nuk kishte fare vlerë ushtarake”.

Furnizimi me ujë u prek nga sulmi në qytetin ku jetonin më shumë se 600 000 njerëz përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt. Uji depërtoi përmes digës dhe vërshoi brigjet e lumit, thanë zyrtarët.

Por duke folur të enjten në mëngjes, z. Vilkul tha se nivelet e ujit në lumin Inhulets tani “kanë rënë ndjeshëm”. Ai tha se nuk kishte viktima. Moska nuk ka komentuar publikisht mbi sulmet e raportuara me raketa.

Ushtria ruse kishte pranuar më herët se kishte goditur objektiva gjeneruese të energjisë që shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, duke prekur miliona njerëz në Ukrainën lindore, fundjavën e kaluar.