Rusia po përdor dronë iranianë, Kievi rrëzon njërin prej tyre

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:36
AP21142409295107 1280x675

Rusia po përdor dronë iranianë, Kievi rrëzon njërin prej tyre

Publikuar më: 15/9/2022, ora 08:36

Pas më shumë se 200 ditë lufte të pandërprerë në Ukrainë, sasia e armëve ruse të përdorura ose të dëmtuara, është e dimensioneve të padëgjuara pas Luftës së Dytë Botërore.

Pjesë e dronit Shahed-136 i rrëzuar në afërsi të Kupiansk, në Ukrainë.

Janë me mijëra mjetet tokësore dhe ajrore që tashmë ndodhen jashtë përdorimit, dhe kjo ka shtrënguar Kremlinin për të blerë mjete shtesë nga aleatët e paktë që mund të radhisë. Një prej tyre është Irani, nga i cili dyshohet se ka marrë një seri dronesh luftarakë, në veçanti modelin Shahed 136.

Lajmi i furnizimit të Teherenit për ushtrinë ruse dihej prej kohësh, dhe ka qenë e paralajmëruar në korrik, edhe nga vetë Shtëpia e Bardhë.

Por sot burime britanike bëjnë të ditur se forcat e Kievit kanë rrezuar për herë të parë një dron të tillë në qiejt e Ukrainës, duke pohuar lajmet e mëparshme.

Dronet e tipit Shahed, janë përdorur shpeshherë gjatë viteve të fundit nga rebelët Houthi të Jemenit për të sulmuar Arabinë Saudite, dhe janë dronë jo shumë të avancuar, por praktikë për misione të rëndësisë joparësore.

Irani po specializohet në ndërtimin e këtyre mjeteve pa pilot dhe më ekonomikë se avionët ushtarakë. Vetëm pak ditë më parë, komandanti i forcave tokësore të Iranit, gjeneral Kioomars Heidari deklaroi se vendi i tij ka ndërtuar një dron vetëvrasës për sulme në distancë të gjatë, i projektuar për të goditur qytetet e Izraelit, i quajtur “Arash 2”.