
Tirana përballë Teutës, Shehi: Gati për t’u rikthyer te fitorja
Tirana përballë Teutës, vetëm për 3 pikë. Bardheblutë kërkojnë të kthehen sa më parë te fitorja në kampionat teksa kjo javë i përballë me Teutën e Bledi Shkëmbit. Kampionët në fuqi vuajnë finalizimin para portës që pas largimit të Taulant Seferit, megjithatë sipas teknikut Orges Shehi, edhe me kontingjentin aktual, bardheblutë do të rikthehen me ambiciet maksimale.
Elvi Berisha, futbollisti i afruari së fundmi te Tirana tregoi se është përshtatur mirë me skuadrën dhe shumë shpejt do të vijnë dhe rezultatet.
Nga ana tjetër, Teuta do të kërkojë fitoren e parë në kampionat. Të drejtuar nga tekniku Bledi Shkëmbi, djemtë e detit janë gati për transfertën e vështirë në kryeqytet. Dueli Tirana – Teuta luhet këtë të premte në orën 16:00.