Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tjetër padi në SPAK ndaj Ilir Metës

Nga A2 CNN
15 Shtator 2022, 11:04 | Politikë

Avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare "offshore" në Qipro.

Në qershor të këtij viti, ish-deputeti Halit Valteri depozitoi në SPAK një kallëzim penal për Ilir Metën, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, dhe Vangjel Tavon. Ai i akuzon ata për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre.

Në arsyetimin e tij, Valteri thekson se disponon të dhëna që ngrenë dyshime për konsumimin e këtyre veprave penale. Duke cituar artikuj të publikuar në media, Halit Valteri flet për kontrata lobimi në SHBA që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017, për të cilat thotë se nuk janë deklaruar nga LSI. Sipas tij, ato janë financuar përmes kompanive offshore në Qipro.

https://youtu.be/n57cnvntL-Y
https://a2news.com/2022/06/07/fshehje-pasurie-dhe-korrupsion-halit-valteri-kallezon-ne-spak-ilir-meten-monika-kryemadhin-dhe-vangjel-tavon/

A2 CNN Livestream

Dita jonë