Turpërohet Lazio, fiton Roma, shënon Ronaldo

Publikuar më: 15/9/2022, ora 22:56
dybala

Turpërohet Lazio, fiton Roma, shënon Ronaldo

Publikuar më: 15/9/2022, ora 22:56

Lazio ka marrë një humbje të rëndë në Europa League, teksa është mundur 5-1 në Midtjylland. Në këtë grup, ku bëjnë pjesë edhe Feyenoord dhe Sturm Graz, të gjitha ekipet kanë nga 3 pikë.

Ndërkohë, Roma vuajti vetëm 45 minuta përballë modestëve të HJK, të cilët mbetën me një lojtar më pak pas vetëm 15 minutash loje. Dybala u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë dhe menjëherë zhbllokoi rezultatin.

Goli i dytë u shënua nga Pellegrini, ndërsa rezultati i ndeshjes u vulos nga Belotti, për të cilin ishte goli i parë me fanelën e re.

Ndërkohë, edhe Cristiano Ronaldo gjeti golin e parë këtë sezon, duke realizuar nga pika e penalltisë në fitoren 2-0 të Manchester United ndaj Sheriff Tiraspol.