Abakarov në histori, Kuqeziu në finalen e botërorit të Beogradit

Publikuar më: 16/9/2022, ora 20:03
Zelimkhan Abakarov 1091x720

Abakarov në histori, Kuqeziu në finalen e botërorit të Beogradit

Publikuar më: 16/9/2022, ora 20:03

Zelimkhan Abakarov shkruan historinë në mes të Beogradit. Mundësi kuqezi shkëlqeu në tapet teksa në gjysmëfinale mundi serbin Stevan Miçiç, pretendentin vendas që është edhe medalist Olimpik.

Abakarov arriti finalen pasi e dominoi ndeshjen, duke garantuar në këtë mënyrë edhe medaljen e argjendtë dhe të shtunën do të luftojë për t’u shpallur kampion Bote në mes të Serbisë.

Arritje e madhe e mundësit kuqezi, i cili në finalen që zhvillohet këtë të diel në orën 18:00 do të përballet me amerikanin Thomas Gilman.