Abazoviç çon Malin e Zi në zgjedhje? Nuk ka marrëveshje për qeverinë e re

Publikuar më: 16/9/2022, ora 21:44
SINK ABAZOVIC frame 498 1280x720

Abazoviç çon Malin e Zi në zgjedhje? Nuk ka marrëveshje për qeverinë e re

Publikuar më: 16/9/2022, ora 21:44

Ende nuk ka një marrëveshje për krijimin e qeverisë së ardhshme të Malit të Zi edhe pse raundi i radhës i bisedimeve mes partive të shumicës parlamentare zgjati për më shumë se 7 orë.

Dështimi i negociatave vjen vetëm tre ditë para afatit kur presidenti malazez, Milo Gjukanoviç duhet të caktojë një mandatar të ri ose të thërrasë zgjedhje të parakohshme.

Marrëveshja dështoi pasi Lëvizja URA e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviç nuk mori pjesë në mbledhje duke u shprehu se nuk është gati për kompromise të kalbura.

Qeveria e Dritan Abazoviçit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj pas kabineti votoi marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe.