Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë, Gjykata e Posaçme jep vendimin për anëtaren e KPK

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 13:48 | Aktualitet
Akuzohej për deklarim të rremë të pasurisë, Gjykata e

Gjykata e Posaçme deklaron të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiften.

Gjykata pranon faktin e kryerjes së veprimeve fiktive nga Çiftja, por, sipas gjykatës, në ndryshimin e shifrës së vlerës së një sipërfaqe trualli, është bërë në marrëveshje mes palëve kontraktore.

“Ka qenë kërkesa e bankës për kryerjen e veprimit simulues”, arsyetoi gjykata.

SPAK kërkonte dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”. 

Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për të marrë një kredi për blerjen e një apartamenti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani