Arben Kraja drejt largimit, dy kandidatë për të marrë drejtimin e SPAK

Publikuar më: 16/9/2022, ora 12:26
KRAJA PER HETIMET frame 888 1024x576

Arben Kraja drejt largimit, dy kandidatë për të marrë drejtimin e SPAK

Publikuar më: 16/9/2022, ora 12:26

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi të premten hapjen e garës për zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK.

Hapja e garës për vendin që aktualisht mbahet nga Arben Kraja, vjen për shkak të përfundimit të afatit 3-vjeccar të tij në krye të SPAK, mandat që përfundon në 18 dhjetor.  Por, sipas përcaktimeve ligjore, puna për emrin e ri nis tre para këtij afati, ndërsa emri i ri në krye të SPAK do të jetë një nga anëtarët e trupës së tij të prokurorëve.

Pas shpalljes së thirrjes për vendin bosh në krye të SPAK, aspirtantët për të do të kenë 45 ditë kohë për aplikim, duke bashkëngjitur edhe dokumentacionin e nevojshëm. Në vijim, në përfundim të këtij afati, KLP do të ketë në dispozicion edhe

45 ditë të tjera për t’u njohur me dokumentacionin dhe platformat e aplikantëve që do shprehin dëshirën për të kandiduar si dhe zhvillimin e seancave dëgjimore me secilin prej tyre.

Gjithë procesi ka për qëllim që, deri në datën 18 dhjetor 2022 të jetë mundësuar zgjedhja e drejtuesit të ri me mandat 3-vjeçar. Ndonëse nuk ka ende kandidatura zyrtare prokurorët e SPAK, të lakuar si më pretendentët për drejtimin e këtij institucioni janë prokurorët Altin Dumani, Edvin Kondili dhe Adnand Xholi.