Çekiçi godet Galatasaray-n, gol nga 30 metra

Publikuar më: 16/9/2022, ora 19:34

Çekiçi godet Galatasaray-n, gol nga 30 metra

Publikuar më: 16/9/2022, ora 19:34

Endri Çekiçi po kalon një moment të artë në karrierën e tij dhe këtë po e tregon me gola të jashtëzakonshëm në futbollin turk.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare realizoi një kryevepër këtë të premte në ndeshjen ndaj Galatasaray-t. Ai shënoi golin e barazimit me një goditje nga rreth 30 metra.