Çështja “Castillo”, vendimi i FIFA: Ekuadori do të luajë në Kupën e Botës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 16:22
MB FIFA EKUADORI NE KATAR 2022 frame 17 1280x720

Çështja “Castillo”, vendimi i FIFA: Ekuadori do të luajë në Kupën e Botës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 16:22

Ekuadori mund të luajë në Botërorin e vitit 2022 në Katar. Vendimi është dhënë nga Komisioni i Apelit të FIFA-s, pavarësisht se Bajron Kastijo pranoi se ka lindur në Kolumbi.

Fakti që mbrojtësi është aktivizuar me dokumente të falsifikuara gjatë kualifikueseve të Botërorit, nxiti pretendimet e Kilit se Ekuadori duhej të përjashtohej nga turneu më i rëndësishëm në glob.

Megjithatë, FIFA mendon se përfaqësuesja e kualifikuar me meritë sportive si e katërta në zonën e Amerikës Jugore nuk mund të ndëshkohet për fajin e një individi.

Në këtë mënyrë, Ekuadori mori dritën jeshile për të luajtur në Katar 2022. Në anën tjetër, Kili ka edhe një mundësi për të shpresuar që të marrë vendin e rivalëve në Kupën e Botës: ata mund ta kalojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë dhe të pretendojnë gjykim të përshpejtuar, duke qenë se eventi nis më 20 nëntor.