Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Financimi rus, Berisha: Basha duhet të japë shpjegime për burimin e parave

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 12:43 | Politikë
Financimi rus, Berisha: Basha duhet të japë shpjegime për burimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme me gazetarët, pasi nënvizoi se “Vladimir Putin dhe Rusia janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në Europë”, deklaroi se ish-kryetari demokrat, Lulzim Basha, duhet të japë shpjegime për financimin rus.

"Në vitin 2018, ambasadori Lu më solli një dosje me shkrimin e portalit "Mother Jones". Në dosje, përveç artikullit të revistës dhe një flete se Nick Muzin ishte i regjistruar si lobist i Bashës, nuk kishte asnjë dokument tjetër. Lulzim Basha, i pyetur nga unë, më deklaroi se paratë e paguara për Nick Muzin, janë para të mbledhura në përputhje me rregullat në diasporën shqiptare në SHBA, dhe se artikulli nuk ka asgjë të vërtetë. Midis artikullit të gazetës dhe shpjegimit të Bashës, unë kam besuar variantin e këtij të fundit. Më vonë, jam vënë në dijeni të faktit se Basha mbahej peng me dosjen Muzin, dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit, ku prokurori duke shkelur ligjin, nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, në kundërshtim flagrant me ligjin. Këtë e kam denoncuar si akt nga foltorja në foltore. Më vonë, jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, burimi i parave mund të ishte rus, siç thoshte revista. Bazuar në këto informacione, më 4 prill të vitit 2022, kam denoncuar para jush financimin rus të Lulzim Bashës dhe mbylljen e dosjes nga Edi Rama", u shpreh Berisha.

"Rikthimi i kësaj çështje, provon atë që kam denoncuar disa herë, provon se Basha është mbajtur peng me këtë dosje dhe duhet të japë përgjitje për origjinën e këtyre parave. Nga informacionet paraprake që kam, nga fondet që Biniatta ka dorëzuar te Nick Muzin, nuk kanë kaluar asnjë prej tyre nga arka e PD-së dhe fondet e PD-së. Për këtë arsye, përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Lulzim Bashës dhe atyre që janë përfshirë në këto sanksione. Duke u distancuar nga kjo aferë kryekëput e ish-kryetarit të PD-së, dhe duke u zotuar se do të ngrejë një komision auditi për të bërë transparencën e plotë, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD-në me dosjen ruse", shtoi kreu i PD-së.

https://a2news.com/2022/09/15/financimi-rus-basha-mungon-kuvendi-debaton-per-parate-e-lobimit-te-tij/

A2 CNN Livestream

Dita jonë