Gjykata dënon Cardi B, çfarë ka bërë reperja?

Publikuar më: 16/9/2022, ora 19:12
126738572 55bb2ff8202aeb44be0c65595a58c4e07036b794.jpg

Gjykata dënon Cardi B, çfarë ka bërë reperja?

Publikuar më: 16/9/2022, ora 19:12

Cardi B pranoi akuzat për përfshirjen në dy sherre në një klub striptizmi, si pjesë e një marrëveshjeje me prokurorinë, që i mundëson asaj të shmangë një gjyq të mirëfilltë dhe mbase një dënim me burg.

Fituesja e çmimit Grammy, e lindur Belcalis Almanzar, u deklarua fajtore për sulm të shkallës së tretë dhe u dënua me 15 ditë shërbim në komunitet. Dhjetë akuza të tjera u hodhën poshtë.

“Kam marrë disa vendime të këqija në të kaluarën time, me të cilat nuk kam frikë të përballem dhe t’i pranoj”, tha muzikantja pas vendimit të gjykatës.

29-vjeçarja pranoi se kishte marrë pjesë në dy sulme ndaj punonjëseve të një klubi nate në Nju Jork në vitin 2018.

Sipas autoriteteve, përplasja erdhi pas një grindjeje mes Cardi B dhe dy motrave, njëra prej të cilave, ajo besonte se kishte një lidhje me bashkëshortin e saj, reperin Offset.