Kapen 5 tonë kokainë në portet e Karaibeve, komisariati mbushet me drogë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:32

Kapen 5 tonë kokainë në portet e Karaibeve, komisariati mbushet me drogë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:32

Policia kolumbiane iu ka dhënë një goditje të fortë organizatave të trafikut të drogës, duke sekuestruar mbi 5 tonë kokainë në tre operacione të ndryshme në portet e Karaibeve.

Gjatë operacionit të parë u sekuestruan 2782 kilogramë drogë në portin e Barranquilla , në një ngarkesë me vaj kokosi. Hidrokloruri i kokainës kishte si destinacion qytetin e Valencias në Spanjë.

Pothuajse në të njëjtën kohë, por në portin e Santa Martës, oficerët e policisë 1811 kilogramë hidroklorur kokaine brenda një ngarkese frutash me destinacion Belgjikën .

Për t’i zbuluar ata përdorën një skaner portativ që përcakton densitetin e sipërfaqeve.

Sasia e tretë e kokainës prej 410 kg u gjet në portin e Kartagjenës.

Sipas autoriteteve që nga nisja e vitit e deri në muajin shtator janë sekuestruar në total rreth 104 tonë hidroklorur kokaine.