Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kush është njeriu që trashëgoi "mbretërinë e drogës" nga El Chapo?

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 16:26 | Bota

Ismael “El Mayo" Zambada” - Është një trafikant droge meksikan, i cili drejton Kartelin famëkeq të Sinaloas pas arrestimit të Joaquin “El Chapo” Guzman, pasi më parë drejtonte në terren operacionin e trafikut ndërkombëtar të kokainës. Për kapjen e tij ofrohet një shpërblim prej 15 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara. Për dekada me radhë Zambada i ka shpëtuar drejtësisë meksikane dhe asaj amerikane, pasi është shpallur në kërkim që prej vitit 1998.

Trefishimi i shifrës që SHBA ofron për Zambada-n ndodhi në vitin 2021. Sipas mediave amerikane, ai mendohet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore, dhe nuk lëviz më aq shpesh sa në vitet e rinisë, çka e bën më të vështirë për t’i ikur drejtësisë.

https://a2news.com/2021/02/21/eshte-me-i-frikshem-se-el-chapo-legjenda-e-dea-s-bosi-i-kartelit-mund-te-mos-arrestohet-kurre/

El Mayo mori drejtimin e Kartelit të Sinalos 6 vite më parë, pas arrestimit të El Chapos, por për dekada ka qenë krahu i tij i djathtë. Ai sot është narkotrafikanti më i kërkuar në SHBA, ndërsa në vend të dytë vjen një tjetër meksikan, El Mencho, bosi i Kartelit Nueva Generacion.

“Kartelet meksikane prodhojnë lëndë narkotike në sasi industriale”, thotë Robert Bell, Agjent Special i DEA-s në Çikago për televizionin lokal “Abc7Chicago”. “Diferenca mes tij dhe El Chapos është se El Chapo ka qenë më i ri dhe më i lëvizshëm, ndërsa El Mayo ka qëndruar gjithmonë në prapaskenë të kartelit. Ndryshe nga figurat e tjera kyçe që janë arrestuar apo vrarë, ai vijon të jetë i lirë”, thotë Ed Farrell, ish-marshall amerikan në Çikago.

https://a2news.com/2022/09/15/mediat-meksikane-karteli-i-sinaloas-pastron-parate-ne-shqiperi/

El Mayo mendohet se fshihet në Meksikë, por zyrtarët amerikanë shpresojnë që shpërblimi i majmë, të bëjë dikë nga shokët e tij ta tradhtojë.

Para se të niste trafikun e drogës, Zambada ishte fermer. Dalë-ngadalë ai shtoi prezencën e tij në tregun amerikan, duke u përqendruar kryesisht në Çikago, e më pas “biznesi” i tij u përfshi në Kartelin e Guadalaharës, kartelin e parë të mirëfilltë meksikan të drogës, nën drejtimin e Miguel Ángel Félix Gallardo.

Pas arrestimit të El Chapos, ai ia besoi djemtë e tij El Mayos, me të cilët ky i fundit ndau biznesin 50 me 50. Por jeta e luksit e djemv e te El Chapos, Ivan dhe Jesus Alfredo Guzman, të cilët janë sanksionuar si operativë të Kartelit të Sinaloas edhe nga Departamenti Amerikan i Thesarit, ka barë që marrëdhënie e tyre të jetë e tensionuar.

https://a2news.com/2021/11/05/zoti-i-qiejve-misteri-i-njeriut-me-shume-fytyra-i-cili-dominoi-trafikun-e-kokaines-para-el-chapos/

A2 CNN Livestream

Dita jonë