Kushi: Së shpejti Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Publikuar më: 16/9/2022, ora 12:20
abetare 3 1280x720

Kushi: Së shpejti Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë të Malit të Zi

Publikuar më: 16/9/2022, ora 12:20

Pas unifikimit të abetares së përbashkët me Kosovën, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka dhënë një tjetër lajm të mirë për shqiptarët e Malit të zi.

Gjatë një takimi me homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović, Kushi njofton se ka diskutuar rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi. Z. Miomir Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt,” – shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale.