Lihet në burg ekuipazhi i anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë në Durrës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 10:02
anije 1280x720

Lihet në burg ekuipazhi i anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë në Durrës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 10:02

Gjykata e Durrësit caktoi masën “arrest me burg” për ekuipazhin e anijes nga Libia që solli 2275 tonë naftë kontrabandë.

Në burg janë lënë shtetasit Zuhair Alkwaifi, Amad Abushala, Muayid Ali Altahir dhe Badr Teezini.

Mësohet se sasia e karburantit nuk korrespondonte me dokumentacionin, pasi në anije kishte më pak litra se sa ishte dokumentuar.

Kapiteni, dy ndihmësit e tij dhe një punonjës i ngarkim-shkarkimit, të gjithë shtetas libianë, akuzohen për tregti dhe transport i mallrave kontrabandë.

Më herët në dëshminë e tij një prej të arrestuarve, Zuhair Alkwafi, tha se kjo është hera e tretë që ai sjell naftë në Shqipëri.

Policia sekuestroi 2275 tonë naftë kontrabandë. Anija e ndërtuar në vitin 1994 dhe që lundron me flamur të Kamerunit, u ndalua pasditen e 12 shtatorit për verifikim.