Meta mbështet pedagogët: Qeveria ka para për tendera sekretë, por jo për rritje pagash 

Publikuar më: 16/9/2022, ora 09:40

Meta mbështet pedagogët: Qeveria ka para për tendera sekretë, por jo për rritje pagash 

Publikuar më: 16/9/2022, ora 09:40

Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Tiranë, nga ku mbështeti protestën e pedagogëve që kërkuan rritjen e pagës me 50% në harkun e dy viteve.

Meta akuzoi qeverinë se shpërdoron paratë e shqipatrëve në ato që i cilësoi si koncesione korruptive: “Si ka mundësi që nuk ka para për pagat e pedagogëve dhe rrogat e shqiptarëve? Rilindja ka para për koncesione dhe tendera sekretë”.

Qeverinë e akuzoi edhe si shkaktare të krizës energjetike që, sipas tij, pritet të jetë një tjetër barrë e shtuar për qytetarët: “OSHEE, një nga ndërmarrjet elektorale kriminale. 23% e energjisë që prodhohet, humbet”.

Kryetari i Partisë së Lirisë ironizoi nismën e qeverisë kundër shtesave dhe ndërtimeve pa leje, duke e cilësuar si aksion të pastër gjobëvënieje për fushatën elektorale: “Paskan shpërthyer ndërtimet pa leje në kullat në Tiranë. Ndërtimet pa leje janë në të gjitha kullat ku Edi Rama pi kafe. Ku ishte deri më tani Edi Rama? Nuk i pa ndërtimet pa leje?”.

Meta bëri të ditur edhe emrat e drejtuesve të partisë në të gjitha degët e Tiranës.