Moska: Power of Siberia 2 drejt Kinës do të zëvendësojë Nord Stream 2

Publikuar më: 16/9/2022, ora 11:17
rusi gazi 1280x720

Moska: Power of Siberia 2 drejt Kinës do të zëvendësojë Nord Stream 2

Publikuar më: 16/9/2022, ora 11:17

Moska ka njoftuar se Nord Stream 2 do të “zëvendësohet” nga një gazsjellës alternativ për Kinën. Power of Siberia, (Fuqia e Siberisë 2), diçka që Moska dhe Pekini e kanë diskutuar për disa vite, do të zërë vendin e Nord Stream 2, tha të enjten ministri rus i Energjisë, Alexander Novak.

Nordstream 2 është një rrugë e propozuar për sjelljen e gazit rus në Evropë, veçanërisht në Gjermani. Ndërtimi i tubacionit të diskutueshëm përfundoi në shtator 2021, megjithëse certifikimi i tij u pezullua pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Duke folur në televizionin shtetëror rus, Novak u pyet nëse tubacioni aziatik mund të zëvendësonte homologun e tij evropian brenda strategjisë ruse të energjisë për të cilën ai u përgjigj “po”.

Më herët gjatë ditës, ministri tregoi se Rusia dhe Kina së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje për të ofruar “50 miliardë metra kub gaz” në vit përmes tubacionit të propozuar “Fuqia e Siberisë 2”.

Ky vëllim përfaqëson pothuajse kapacitetin maksimal të Nord Stream 1 – 55 miliardë m³ në total, i cili është mbyllur që nga shtatori.

Nord Stream 1, që lidh Rusinë dhe Gjermaninë, dikur transportonte rreth një të tretën e dërgesave të gazit rus në Bashkimin Evropian.

Power of Siberia 2 do të furnizojë ekonominë e uritur për energji të Kinës përmes Mongolisë nga Rusia perëndimore. Punimet e ndërtimit do të fillojnë në vitin 2024. Ai është pasardhësi i gazsjellësit Power of Siberia 1, i drejtuar nga Gazprom, që shtrihet nga Siberia lindore deri në Kinën veriore.

Moska dëshiron që Power of Siberia 2 të zëvendësojë gazsjellësin e izoluar Nord Stream 2, një projekt i mbështetur prej kohësh nga Gjermania, por që Shtetet e Bashkuara e patën një pikëpamje shumë të zbehtë, për shkak të shqetësimeve për varësinë evropiane nga energjia ruse.

Eksportet e gazit nga Rusia do të “ulen me rreth 50 miliardë m³” në vitin 2022, shtoi Novak gjatë intervistës së së enjtes.

Ndërkohë, ministri rus i energjisë tha se gjiganti energjetik Gazprom po planifikon të “rrisë dërgesat e tij” në Kinë në “20 miliardë m³ gaz” çdo vit.

Lidhja në fillim të vitit 2023 e fushës së Kovytka, pranë liqenit Baikal, me Fuqinë e Siberisë do të kontribuojë ndjeshëm në këtë rritje.

Në vitin 2025, viti kur tubacioni do të arrijë kapacitetin maksimal, më shumë se 61 miliardë m³ gaz rus do të transportohet në Kinë.