Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nuk ndalen aksidentet në Korçë, mjetet bujqësore dhe motoçikletat shkaktarët kryesore

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 17:06 | Kronikë
Nuk ndalen aksidentet në Korçë, mjetet bujqësore dhe

Segmentet rrugore Korçë-Pogradec dhe ai Pogradec-Qafë Thanë, që janë pjesë e aksit nacional që lidh gjithë juglindjen e vendit me Tiranën dhe Durrësin, vijojnë të jenë ndër akset me problematike sa i takon aksidenteve një pjesë e të cilave me pasoja fatale për njerëzit. Vetëm gjatë muajit gusht dhe dy javët e para të muajit shtator në këto segmente janë shënuar 12 aksidente serioze me pasoja 5 persona te vdekur dhe 13 të tjerë të plagosur.

Ndërkohë në këto të dhëna nuk llogariten aksidentet e tjera që nuk kanë patur pasoja në njerëz, por vetëm në dëme materiale. Mjetet bujqësore që dalin në aksin kryesor pa sinjalistikën e duhur dhe jashtë normave të qarkullimit si dhe drejtuesit e biçikletave dhe motoçikletave që qarkullojnë në këto segmente rrugore përbëjnë shkaqet kryesore të aksidenteve.

Pavarësisht gjendjes dhe sinjalistikës së mjeteve që përfshihen ne aksidente si dhe kushteve të rrugës, eksperti apelon që faktori njeri është vendimtar në këto aksidente.

Në Qarkun e Korçës nga Qafë Thana deri në Kapshticë janë 6 pika të zeza që janë zonat më problematike sa i përket aksidenteve ndërsa po në këtë aks janë mbi 470 hyrje-dalje një pjesë e tyre edhe të paligjshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë