Pamje dramatike, zjarri shkrumbon 42-katëshin

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:49

Pamje dramatike, zjarri shkrumbon 42-katëshin

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:49

Një zjarr i madh shkatërroi një qiellgërvishtës në qytetin kinez të Changsha, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha materiale.

Dhjetëra video u shpërndanë në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë, ku shihet ndërtesa 42 katëshe ndërsa digjet nga flakët.

Qindra njerëz që punonin në zyra u evakuuan me shpejtësi, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna zyrtare nëse ka të lënduar.

Zjarrfikësit arritën të vendosin në kontroll flakët pas shumë orësh dhe kanë nisur një hetim për shkaqet e zjarrit në ndërtesë.