Përkeqësohet bilanci i “bombës së ujit” në Itali, 11 viktima, mes të humburve edhe fëmijë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 15:16

Përkeqësohet bilanci i “bombës së ujit” në Itali, 11 viktima, mes të humburve edhe fëmijë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 15:16

Përkeqësohet bilanci i motit të keq që ka gjunjëzuar Italinë. Të paktën 11 persona humbën jetën e 4 të tjera janë shpallur të humbur në provincën e Ankonës, në rajonin e Marke-s. Mes të humburve janë edhe dy fëmijë, ndërsa 50 vetë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.

Mbetet e izoluar komuna e Cantiano-s, në rajonin e Pesaro dhe Urbino ku shirat e dendur i shndërruan rrugët në lumenj të vërtet, ndërsa automjete e objekte të tjera u tërhoqën nga rryma. Dhjetëra persona që ishin strehuar në tarracat e banesave e nëpër pemë u shpëtuan nga zjarrfikësit. Në komunën e Barbara-s, janë shpallur të humbur një fëmijë 8 vjeç dhe një grua me vajzën e saj.

Autoritet flasin për një “bombë të vërtetë uji”, me 400 milimetra shi kishin rënë brenda 2-3 orëve. Kjo është gjysma e sasisë së reshjeve që regjistrohet zakonisht brenda një viti.