Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rritet papunësia te gratë, hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 16:54 | Ekonomi
Rritet papunësia te gratë, hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i

Papunësia në vend, si pasojë edhe emigracionit në shkallë të gjerë ka rënë në nivelet më të ulëta në 3 dekada sipas Institutit të Statistikave, por e kundërta ka ndodhur te gratë.

Sipas INSTAT, te gratë dhe vajzat niveli i papunësisë në fund të qershorit arriti në 11.4 për qind, duke u rritur në krahasim me tre-mujorin e parë të vitit.

Hendeku gjinor vihet re edhe te niveli i pagave. Një grua u paguhet mesatarisht 51.7 mijë lekë, ose 6.6 për qind më pak sesa burrat.

Referuar të dhënave të INSTAT, shkalla e punësimit te gratë është vetëm 52.3 për qind nga 71 për qind te burrat.

Përfaqësues të shoqatave që kanë fokus gratë e aktorë të tregut të punës, nënvizojnë se duhen miratuar strategji të posaçme, të cilat i kushtojnë vëmendje kryesisht forcimit ekonomik të gruas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli