Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rusia dërgon artilerinë e rëndë përballë Alaskës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 15:55 | Bota

Raketat ruse u lëshuan të premten nga nëndetëset me motorë bërthamorë në Arktik, teksa ushtria e Putinit nisi një stërvitje të madhe shumë pranë Shteteve të Bashkuara, përkatësisht Alaskës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitje ishte pjesë e planit të rritjes së gatishmërisë për ndonjë konflikt të mundshëm ushtarak në ujërat e saj veriorë. Stërvitja, e quajtur “Umka 2022”, u zhvillua në Detin Chuchki, në ngushticën e Oqeanit të Ngrirë të Veriut që ndaj Rusinë nga Alaska.

Rusia e sheh shtrirjen e saj të gjerë në Arktik si pjesë jetike e strategjike të interesave të saj dhe ka rritur shumë praninë ushtarake atje në vitet e fundit, duke vënë në alarm Perëndimin. Ministria ruse e Mbrojtje tha të premten se dy nëndetëset me motorë bërthamorë - Omsk dhe Novosibirsk - goditën me raketa objektivat e tyre në 400 kilometra distancë.

Në rrjetet sociale, u publikua një video ku dukej se raketat lëshoheshin nga mjetet lundruese të vendosur në rrugët e Detit të Veriut, një pikë kyçe e transportit të mallrave në rrugë detare, të cilën Rusia po e promovon si një alternativë lidhëse mes Europës dhe Azisë.

Edhe pse prej 24 shkurtit ka nisur de facto pushtimin e Ukrainës, që vetë e quan “operacion special”, Rusia vijon të kryejë stërvitje të tilla ushtarake në të gjithë territorin e saj dhe ka vendosur 50 mijë trupa në lindje të vendit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu