Shtohen grabitjet e armatosura, mbyllen bankat për 3 ditë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:58
126743202 mediaitem126743199

Shtohen grabitjet e armatosura, mbyllen bankat për 3 ditë

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:58

Autoritetet në Liban vendosën të mbyllin për 3 ditë shërbimin në banka, pas shtimit të grabitjeve të armatosura nga klientët që kërkojnë të kenë akses në llogaritë e tyre të ngrira.

Vetëm pak ditë më parë një grua e armatosur hyri në një bankë dhe kërkoi paratë e saj për të paguar fatura shëndetësore të familjarëve të sëmurë. Grabitje të ngjashme janë regjistruar herë pas herë në muajt e fundit.

Tashmë pas vendimit për mbylljen e bankave, ushtria është vendosur rreth tyre në Bejrut me njerëzit që protestojnë për këtë zhvillim.

Dëshmitarët tregojnë se pronari i një dyqani po kërkonte para në bankë për të shlyer faturat, por u ndalua nga forcat e sigurisë në bankë dhe u arrestua prej tyre.

Libani është duke u përballur me një krizë të ashpër ekonomike, me 80% të popullsisë që po has vështirësi për të siguruar ushqime dhe ilaçe.

Bankat kanë limituar sasinë e parave që mund të tërheqësh që prej vitit 2019, kohë kur inflacioni në vend arriti në nivele rekord.