Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Takimi me kryetarët e grupeve parlamentare, Yuri Kim: Refuzoni përpjekjet për të minuar demokracinë

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 17:27 | Politikë
Takimi me kryetarët e grupeve parlamentare, Yuri Kim: Refuzoni

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë detaje pas takimeve të zhvilluara këtë të premte të Yuri Kim me kryetarët e grupeve parlamentare të partive politike në Shqipëri.

Në deklaratë theksohet se, Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

https://a2news.com/video/financimet-ruse-balla-dhe-alibeaj-zbardhin-takimin-me-ambasadoren-yuri-kim/

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Kryetarët e Grupeve Parlamentare Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në agjendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri.

Ambasadorja Kim nënvizoi rëndësinë që ka bashkëpunimi i të gjitha partive politike, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e të gjitha institucioneve, për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, për të përmirësuar rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe për të çuar Shqipërinë para me vendosmëri drejt përmbushjes së kërkesave për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi gjithashtu që tani është koha për të shtuar përpjekjet për zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Parlamenti e kaloi njëzëri në 2016 dhe që po fillon të tregojë rezultate”, mbyllet reagimi i ambasadës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu