Tirana si kampione, fitore me katër gola ndaj Teutës, tripletë e Xhixhës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:23

Tirana si kampione, fitore me katër gola ndaj Teutës, tripletë e Xhixhës

Publikuar më: 16/9/2022, ora 18:23

Tirana është rikthyer te fitorja në kategorinë Superiore, duke triumfuar 4-0 ndaj Teutës në “Selman Stërmasi”.

Bardheblutë shënuan 4 herë në portën e durrsakëve, edhe pse në katër javët e para të kampionatit kishin shënuar vetëm 4 gola. Njeriu i ndeshjes ishte Xhixha, i cili realizoi një tripletë.

Takimi u dominua nga kampionët në fuqi të Superiores, ndërsa i mbyllën 45 minutat e para me një gol të realizuar nga Xhixha.

Ish-sulmuesi i Laçit shënoi edhe 2 herë të tjera në pjesën e dytë, ndërsa një gol u shënua nga Hasani.

Pas këtij takimi, Tirana është ngjitur e dyta me 8 pikë, me një më pak se Partizani i vendit të parë.