Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

3 vjet pas tërmetit, në Durrës po zvarriten punimet, banorët në protestë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 13:20 | Aktualitet
3 vjet pas tërmetit, në Durrës po zvarriten punimet, banorët

Gati 3 vjet nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, Durrësi ende nuk i është rikthyer normalitetit. Familje të tëra nuk kanë hyrë në shtëpitë e tyre për shkak të zvarritjes së punimeve.

Vonesat dhe shtyrjet pa afat të riparimit të dëmeve janë bërë shkak i protestave të banorëve të kompleksit "Jedas". Ata kërkojnë përshpejtimin e punës në mënyrë që ky dimër t’i gjejë në banesat e tyre.

Në këtë kompleks jetonin rreth 280 familje. Tërmeti i 26 nëntorit e dëmtoi në nivelin DS4 dhe punimet për riforcimin  e objektit kanë më shumë se 1 vit që kanë filluar.

Ndërkohë, banorët thonë se gjatë kësaj kohe  kanë vonesa dhe probleme edhe me marrjen e bonusit të qirasë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë