Dhunoi të vëllain dhe kërcënoi nënën, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:50
FEMIJET NE KONFLIKT ME LIGJIN frame 3011 1280x720

Dhunoi të vëllain dhe kërcënoi nënën, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Publikuar më: 17/9/2022, ora 14:50

Një 32-vjeçar nga Kavaja është arrestuar nga policia lokale pasi kishte dhunuar vëllain e tij dhe kishte kërcënuar mamanë.

Policia tha se falë ndërhyrjes së saj në kohë, u parandalua përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje. Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin: – I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë. Shtetasi  I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit”, tha policia.