Emërimet në polici, Rrumbullaku: Do krijojmë një këshill të posaçëm

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:02
SINK RRUMBULLAKU frame 0 1280x720

Emërimet në polici, Rrumbullaku: Do krijojmë një këshill të posaçëm

Publikuar më: 17/9/2022, ora 19:02

Emërimet në Policinë e Shtetit nuk do të jenë më vetëm atribut i Drejtorit të Përgjithshëm, por do të shqyrtohen nga një këshill i posaçëm.

Lajmin e dha drejtori i sapoemëruar, Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se ndryshime do të ketë edhe te strukturat e hetimit të krimit dhe në veçanti edhe për krimin e organizuar, me qëllim që të ketë sa më shumë rezultate.

“Synoj ndryshimin kryesisht të strukturave që merren me hetimin e krimit në përgjithësi dhe të krimit të organizuar në veçanti, si dhe krijimin e një strukture sa më efikase, me qëllim arritjen e rezultateve pozitive në këtë drejtim. Gjithashtu, dua t’ju bëj me dije se do të ndryshojë mekanizmi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Brenda pak ditëve, në Policinë e Shtetit do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie, praktikë kjo që do t’i japë fund vendimmarrjes së deritanishme që ishte atribut vetëm i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për të emëruar punonjës të Policisë në detyrë në të gjitha nivelet”, tha Rrumbullaku.