Financimet ruse në politikën shqiptare, Rama: Kur e ngritëm si problem na përqeshën. Drejtësia nuk dha kurrë përgjigje

Publikuar më: 17/9/2022, ora 11:26
17 SHTATOR 2022 RAMA frame 25125 1280x720

Financimet ruse në politikën shqiptare, Rama: Kur e ngritëm si problem na përqeshën. Drejtësia nuk dha kurrë përgjigje

Publikuar më: 17/9/2022, ora 11:26

Një raport i inteligjencës amerikane futi Shqipërinë në listën e vendeve ku Rusia ka financuar me para partitë politike, posaçërisht Partinë Demokratike, në mënyrë të fshehtë.

Kryeministri Rama tha se ky raport nuk e befason, sepse forca politike e drejtuar prej tij e ka ngritur edhe më parë këtë çështje. “Kur ne e kemi ngritur, shumë prej jush, përfshirë edhe ata të cilët sot hidhen përpjetë sepse e konsiderojnë mbase një tjetër gur për luftën e tyre të brendshme, na kanë përqeshur dhe askush, përveç PS, nuk ka marrë përsipër të thellohet në këtë drejtim”, tha Rama gjatë konferencës për mediat dhe qytetarët të zhvilluar të shtunën në rrjetet sociale. “Ka qenë një front i madh i bashkuar politik dhe mediatik për ta mohuar me të qeshur këtë çështje. Dhe ja ku jemi sot”.

Rama shtoi se tani, për këtë problem, duhet të flasë drejtësia. “E ka trajtuar këtë çështje dhe nuk i ka dhënë kurrë asnjë përgjigje. Është për të ardhur keq, që sot shoh shumë të skandalizuar, të shokuar. Jo se duhet të na besonin ne, por duhet të bënin detyrën e tyre”, tha ai.