Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Rama të shkojë në Sharrë, të tregojë investimin 128 mln euro

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 18:55 | Politikë
Inceneratori i Tiranës, Kryemadhi: Rama të shkojë në

Monika Kryemadhi teksa vijon akuzat ndaj kryeministrit për inceneratorin e Tiranës, e ftoi atë të shkojë ta inspektojë dhe t’u tregojë shqiptarëve ku është investimi prej 128 mln euro.

SPAK sipas saj duhet t’i shkojë deri në fund hetimeve dhe të mos bjerë pre e presioneve nga socialistët.

“Ftoj kryeministrin të shkojë tek inceneratori t’iu tregojë qytetarëve ku është investimi që ai ka ulëritur.

T’iu tregojë investimet sipas kontratës. E ftoj të bëjë inspektimin. Unë e kam quajtur inceneratorin e Tiranës si projektin 30 vjeçar të Ramës për të vjedhur qytetarët. SPAK të hetojë pa u intimiduar nga presionet që kanë ardhur nga Kongresi i Partisë Socialiste”, u shpreh Kryemadhi. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani