Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 89%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 11%
  • Lodhja fizike 0%

Incident gjatë homazheve në nderim të Mbretëreshës

Nga A2 CNN
17 Shtator 2022, 09:21 | Bota

Një incident ka ndodhur në orët e vona të së premtes në një nga sallat e Westminster, aty ku po qëndron arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ku po zhvillohen homazhet në nderim të saj.

Një person u sulm në drejtim të arkivolit, por është vënë menjëherë në pranga nga forcat e sigurisë.

“Rreth orës 22:00 të së premtes së 16 shtatorit, oficerët nga Komanda e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike e Met arrestuan një burrë në Westminster Hall pas një trazire”, tha Scotland Yard në një reagim.

“Ne jemi në dijeni të një incidenti në Westminster Hall, në të cilin një anëtar i publikut u largua nga radha dhe shkoi drejt arkivolit”, u shpreh një zëdhënës i parlamentit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli